Grubi: Deri më tani 43.321 shqiptarë janë pajisur me nënshtetësi (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një video sqarimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në facebook ka sqauar për opinionin lidhur me ndryshimet ligjore dhe institucionale përmes të cilave është mundësuar që 43.321 shqiptarë ndër këto vite të pajisen me dokumentin e shtetësisë.

Marketing

Sipas Grubit për momentin në procedurë për marrje të nënshtetësisë janë vetëm 2.674 persona nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë.

blob:https://www.facebook.com/f94b3506-8929-4c4f-ada1-a7b4b7fa89d1

“Në 2004-ën ndryshuam Ligjin për shtetësi. Mundësuam marrje të shtetësisë duke prezantuar një dokument, qoftë ajo dëftesë shkollore ose faturë e paguar. Nga 15 vite ulëm në 8 vite periudhën e qëndrimit në RMV si kusht për marrjen e shtetësisë. Në 2008-ën intervenuam sërish në këtë Ligj. Qytetarët të cilët nuk janë gjykuar së paku 1 vjet burg, të mund të marrin nënshtetësi. Në 2011 plotësuam Ligjin për shtetësi. Qytetarëve iu mundësua ankesa para Gjykatës Administrative nëse MPB pa të drejtë i ka refuzuar. Gjatë vitit 2016 Ligji për shtetësi pësoi përsëri ndryshim. Zyrtarët e MPB-së u obliguan që më shpejtë të sigurojnë prova për plotësimin e kushteve për personat në pritje të nënshtetësisë. Në vitin 2019 miratuam Ligjin për Agjencinë për Siguri Nacionale me të cilin e reformuam Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim e cila ishte një ndër vështirësitë për shtetësi. Inspektorëve të shërbimit sekret iu morën autorizimet policore, kurse kuadri i ri i këtij institucioni u përzgjodh pas kalimit të Vettingut. Qytetarët tashmë kanë qasje tek dokumentacioni me të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara për ta nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.”

Marketing