Ballina Aktuale Grubi – Geer: S’ka vend për euroskepticizëm, integrimi Europian pa alternativë

Grubi – Geer: S’ka vend për euroskepticizëm, integrimi Europian pa alternativë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka realizuar sot takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vend, z. David Geer.

Marketing

Mbështetja e pakursyer që Bashkimi Europian i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e zhvillimit dhe integrimit, përkushtimi i Qeverisë së vendit në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese, të politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike të shtetit, ishin pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi, bashkë edhe me shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, regjistrimin e popullsisë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi i ka shprehur ambasadorit Geer vendosmërinë e vendit në rrugën e integrimit si dhe rëndësinë e ndërmjetësimit të Bashkimit Europian në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e deritanishëm në drejtim të gjetjes së zgjidhjes që do të ishte në interes të të dyja palëve.

Grubi theksoi që nuk ka aspak vend për euroskepticizëm tek elitat politike e as edhe te qytetarët sepse të gjitha të arriturat tona janë të përbashkëta dhe ashtu do të vijojmë.

Grubi njoftoi ambasadorin Geer edhe për agjendën e gjelbër, si përcaktim strategjik i vendit për jetë më cilësore pas rrumbullakimit normativ të të gjitha çështjeve të definuara politike në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe atë Prespës, e të cilat kanë vendosur themelet e barazisë, demokracisë dhe zhvillimit të barabartë ekonomik.

Nga ana e tij ambasadori Geer konfirmoi pjesëmarrjen në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit në emër të Bashkimit Europian.

Të dy bashkëbiseduesit në fund të këtij takimi u dakorduan se duhet të bëhen përpjekje maksimale për të arritur synimin e vetëm dhe të paluhatur të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian.

Marketing
Exit mobile version