Grubi: Gjykata kushtetuese konfirmoi emrat e shkollave në Çair

Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të sotëm i ka dhënë fund pretendimeve parimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procesit të emërimit të shkollave fillore në Çair edhe atë “Imri Elezi”, “Hasan Prishtina” “Ismail Qemali” dhe “Jashar bej Shkupi”. Me këtë rast zbatimi i demokracisë nuk nënkupton vetëm përcaktimin e nevojës për kufizime përballë dëshirave për pushtet të lirë dhe të pakontrolluar, por mundësinë për respektim e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Marketing

Këtë vendim e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook duke dhënë lajmin e madh.

“Gjykata Kushtetuese konfirmoi emrat shqip të shkollave fillore ne Çair dhe me këtë iu dha fund zërave për gjoja mos respektim të kushtetutshmërisë gjatë emërtimit të tyre. Kushtetuta përcakton rendin juridik më të lartë në shtet dhe të gjithë ne pajtohemi se ligjet e aktet normative duhet të bëhen sipas saj. Fat për gjeneratat e reja të nxënësve të Çairit që në dëftesat e tyre do të qëndrojnë emrat “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali” dhe “Jashar bej Shkupi”, shkruan mes tjerave në njoftimin e Grubit.

Ushtrimi i autorizimeve publike nga ana e organeve dhe institucioneve shtetërore duhet të realizohet duke respektuar parimet, normat dhe frymën që përcakton vetë Kushtetuta pasiqë në të kundërtën vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese për të vendos kushtetueshmërinë.

Me këtë rast, të gjithë pajtohemi se ligjet dhe aktet tjera normative duhet të jenë në përputhje me frymën e Kushtetutës sepse vetë ajo si akti më i lartë juridik në vend përcakton edhe rendin juridik.