Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka dënuar vrasjen që ndodhi mbrëmë në Shkup, ku në vendngjarje vdiqën dy persona dhe u lëndua një tjetër.
Grubi ka inkurajuar institucionet që intensivisht të veprojnë, që sa më shpejtë të kapen vrasësit.
Ka bërë të ditur se disa herë ka biseduar mbrëmë me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por siç thotë, nuk ka më shumë informacione nga ato që u kumtuan në publik.
“Nuk i njoh viktimat, as nuk i kam takuar ndonjëherë. Më vjen keq për atë çfarë ka ndodhur. Jam dëgjuar me ministrin Spasovski mbrëmë disa herë, me të vërtetë është e tmerrshme ajo çfarë ndodhi, është e papranueshme dhe i dënoj ashpër veprat e tilla kriminale. Hetimi do të tregojë se kush qëndron prapa tyre. I Inkurajoj MPB-në dhe Prokurorinë Publike që sa më shpejtë që është e mundur, t’i gjejnë kryerësit”, tha Grubi në intervistë në TV24.