Ballina Aktuale Grubi ka telefonuar mbrëmë Spasovskin për vrasjen: E tmerrshme

Grubi ka telefonuar mbrëmë Spasovskin për vrasjen: E tmerrshme

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka dënuar vrasjen që ndodhi mbrëmë në Shkup, ku në vendngjarje vdiqën dy persona dhe u lëndua një tjetër.

Marketing

Grubi ka inkurajuar institucionet që intensivisht të veprojnë, që sa më shpejtë të kapen vrasësit.

Ka bërë të ditur se disa herë ka biseduar mbrëmë me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por siç thotë, nuk ka më shumë informacione nga ato që u kumtuan në publik.

“Nuk i njoh viktimat, as nuk i kam takuar ndonjëherë. Më vjen keq për atë çfarë ka ndodhur. Jam dëgjuar me ministrin Spasovski mbrëmë disa herë, me të vërtetë është e tmerrshme ajo çfarë ndodhi, është e papranueshme dhe i dënoj ashpër veprat e tilla kriminale. Hetimi do të tregojë se kush qëndron prapa tyre. I Inkurajoj MPB-në dhe Prokurorinë Publike që sa më shpejtë që është e mundur, t’i gjejnë kryerësit”, tha Grubi në intervistë në TV24.

Marketing
Exit mobile version