Ballina Lajme Maqedoni Grubi kalon në kabinetin e Rashkovskit: Zëvendëskryeministri i Parë merr ambientet e...

Grubi kalon në kabinetin e Rashkovskit: Zëvendëskryeministri i Parë merr ambientet e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë

Artan Grubi, Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e re, u zhvendos në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Dragi Rashkovski, thonë burime nga Factor nga qeveria informon TetovaSot. Ata theksojnë se kjo është hera e parë që nga vitet ’90 e në vazhdim, që ambientet e Sekretariatit të Përgjithshëm, përkatësisht zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë ta merr Zëvendës Kryeministri. Këto dhoma, të vendosura në Kullën e gjashtë të ndërtesës së Qeverisë, janë më afër zyrës së kryeministrit, e cila ndodhet në kullën e tretë përcjellë TetovaSot.

Marketing

Pasi Grubi mori kabinetin e Rashkovskit, menjëherë pasi ai u emërua zëvendëskryeministri i parë, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë u detyrua praktikisht të largohej dhe të shkonte në kullën e katërt. Atje, ai tani është praktikisht në zyrën e Ministrit aktual pa portofol, i ngarkuar me komunikimet, llogaridhënien dhe transparencën, Robert Popovski, një pozicion që tashmë është hequr, thotë burimi i Faktorit.

Ndryshe kjo është hera e parë që një zëvendës kryeministër është ulur në kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Exit mobile version