Grubi: Kontroll për drogë për secilin funksionar që kryen detyrë publike

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ata do të nisin nismë për të ashtuquajturin “veting”, përkatësisht kontroll për përdorimin e drogës për secilin deputet apo funksionar i cili kryen detyrë publike, siç janë gjykatës dhe prokurorë, për kontroll mbi përdorimin e lendeve narkotike por edhe për përfshirje në krim dhe korrupsion.

Marketing

“Ne këtë nismë e fillojmë nga radhët e BDI-së dhe duam ta propozojmë në Kuvend, më pastaj presim mbështetjen edhe të sektorit qytetar dhe mediat. Secili që kryen detyrë publike duhet të kontrollohet në këtë test dhe ne presim përkrahje nga të gjithë që janë të sinqertë”, ka deklaruar Artan Grubi.

Ai nuk dëshiroj të përgjigjet nëse Pavle Bogoevski duhet të lëshojë funksionin e deputetit, po përsëriti se për BDI-në është e papranueshme termi “fshesë’ për shkak se s’është e dinjitetshme për njerëzit.

Marketing