Grubi: Korridori 8, hap drejt bashkimit dhe zero çështje të hapura me fqinjtë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryeministri bullgar Galeb Donev, ministra, zëvendësministra e funksionarë të lartë kanë vënë gurrëthemelin e vazhdimit të punimeve të hekurudhës si pjesë e Korridorit 8.

Marketing

“Korridori 8 rrugor dhe hekurudhor janë investimet më të mëdha infrastrukturore që nga ekzistenca e vendit tonë, janë arterie e rëndësishme ekonomike, qëllime strategjike nga të cilat nuk mund të ketë kthim pas, janë perspektiva e së ardhmes për zhvillimin e vendit dhe konkretizimin e strategjisë së jetës më cilësore”, ka thënë Grubi para të pranishmëve.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Kjo Qeveri është Qeveri e realizimit të premtimeve të mëdha dhe përmirësimit të padrejtësive dhe vonesave të mëdha.

Qeveri dhe shumicë progresive për mbylljen e çështjeve të hapura.

Qeveri për zero çështje të hapura me fqinjët.

Qeveri për zero çështje të hapura midis komuniteteve.

Qeveri pro NATO dhe pro BE.

Qeveri e cila po lidh bregun e Detit te Zi me detin Adriatik me hekurudhë, autostradë, energji.

Këto çështje duan guxim dhe dije.

Prandaj ndjej kënaqësi te jashtëzakonshme të shoh se si njëri nga projektet për të cilin jemi angazhuar të gjithë bashkë, po fillon sot procesin e realizimit me mbështetjen e madhe të Bashkimit Europian.

Korridori 8 rrugor dhe hekurudhor janë investimet më të mëdha infrastrukturore që nga ekzistenca e vendit tonë, janë arterie e rëndësishme ekonomike, qëllime strategjike nga të cilat nuk mund të ketë kthim pas, janë perspektiva e së ardhmes për zhvillimin e vendit dhe konkretizimin e strategjisë së jetës më cilësore.

Një tjetër hap të madh shumë shpejt do të bëjmë së bashku edhe me fillimin e ndërtimit të Korridorit 8 rrugor.

Viti qe kemi para nesh do te jetë i stërmbushur me punë infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve dhe do të zhvillojnë ekonominë e vendit tonë.

Do të ketë punë për të gjithë dhe do të bëhet mirë për të gjithë.

Uroj proces të mbarë pune për realizimin e përpiktë të të dyja fazave të këtij projekti dhe rrumbullakësim të plotë të tij në kohë sa më të shpejt që të jetë e mundur.