Grubi: Në 2014, Sela i bënte temena Menduh Thaçit

Deputeti I BDI-së Artan Grubi ka elaboruar në detaje atë që po ndodhë tani tek opozita shqiptare, pse nuk bashkohen tre subjektet si dhe përgjegjësia e liderëve që humbin zgjedhjet dhe nuk japin përgjegjësi.

Marketing

Cfarë kohekzistence kërkoni kur tri parti nuk mund të bëhen bashkë.?! Pyet deputeti Grubi .Ai shprehet se ata diskutojnë gjithë ditën se kush është më I madhi prej tyre duke qenë në opozitë.”Po çfarë më I madhi kur njëri prej tyre ka një deputet dhe tjetri dy , duke rezultuar në përçarjen e votës shqiptare” deklaroi Grubi duke parashtruar pyetjen se cila parti shqiptare nuk është rezultat nga përçarja e brendshme?! .Të gjitha kanë dalë si pjesë e përçarjes thotë ai.

Sela I bënte “temena” Thacit tani del oponenti më I egër I tij
Sela sipas tij deri më 2014 I bënte temena z. Thaci dhe tani del oponenti më I egër I tij me një përplasje të madhe .”Ata që nuk kanë rehati në shtëpi si mund ta bëjnë të mirë shtëpinë e përbashkët të cilën ne e kemi “ tha deputeti I BDI-së duke shtuar se partitë tjera të gjithë janë rrjedhojë e përvacjeve të brendshme partiake dhe vazhdojnë ta përcajnë shqiptarin.

“Ku është LRPDSH-ja ,RDK dhe Uniteti. Në zgjedhjet e 2014- tës që paraqitej si koalicion I jashtëzakonshëm I fitoreve të mëdha .Ku janë ata, ku është ai koalicion,pra ku është LRPDSH ?!Nuk ekziston .Pra ky koalicion nuk ekziston tha Grubi.

Ai u ndal edhe te humbjet e liderëve të opozitës sidomos në garë për Strugën dhe Tetovën kur humbën në vendlindjet e tyre .”Garon lideri Sela në 2017 dhe I humb zgjedhjet në Strugë në vendlindjen e tij. Bilall Kasami I humb zgjedhjet në Tetovë nga Teuta Arifi” u shpreh ai .Dy lider të partive që pretendojnë ta udhëheqin popullin shqiptarë sipas Grubit humbin në zgjedhje në 2016,2017.Ata nuk dolën në referendum për ndryshimin e emrit për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ndërsa humbën edhe në vitin 2019 në zgjedhjet Presidenciale kur dolën me slloganin e madh” shqiptari me shqiptarin” dhe pastaj bënin pazare me LSDM-në dhe VMRO-në se kujt t’ia japin votën në raundin e dytë dhe nuk dhanë përgjegjësi asnjëri prej tyre.

“Kur humbet në Strugë Sela dhe Kasami në Tetovë si mund mos bartin përgjegjësi dhe mos japin dorëheqje “ka deklaruar në emisionin argument Artan Grubi I cili poashtu ka diskutuar edhe për shumë çështje të ndryshme rreth vetingut që kërkon partia e tij , Ligjit për Prokurorinë, zgjedhjet e 12 Prillit, programin e BDI-së në këto zgjedhje si dhe fitoren e radhës që do ta ketë subjekti më I madh shqiptarë në Maqedoni pra BDI dhe shumë çështje tjera.