Grubi në Opinion: Ndaluam transmetimin e kanaleve ruse në RMV!

Zëvendës kryeministri i parë I RMV-së, Artan Grubi në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun ka folur rreth krizës në Ukrainë.

Marketing

Duke parë pamjet e transmetuara në Klan, zëvendëskryeministri i parë tha se këto pamje janë të ngjajshme sikur pamjet që ishin në luftën e Kosovës.

Grubi ka folur edhe për partinë filialin të Putinit në RMV. Ai përmendi edhe aktivitetin e “Levicës” parti e cila sipas Grubit përshëndeti agresionin rus.

“Qeveria jonë ka marrë disa nga masat, kemi dërguar sasi armësh atje, kemi ndaluar transmetimin e kanaleve Ruse, jemi gati për pranim të emigrantëve”, ka deklaruar fillimisht Grubi.

Foli edhe për ndalesën dhe bllokimin e hapësirës ajrore për aeroplanët rus.

“Unë e udhëhoqa mbledhjen kur bllokuam hapësirën ajrore, unë udhëhoqa mbledhjen kur u ndalua transmetimi I kanaleve ruse”, tha Grubi.