Po shohim një opozitë të pa ide dhe destruktive, në veçanti me shëndetin publik fillimisht edhe për të punësuarit në Kuvend, edhe të deputetëve por edhe të futjen në krizë të të gjithë shoqërisë me një kuvend jo funksional. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi.
Sipas Grubit nëse opozita dëshiron të jap kontribut drejt konsenzusit fillimisht duhet të japin kontribut për ruajtjen e shëndetit publik, gjithsesi se duhet të kujdesen për një kuvendi funksional.
“Fajin e ka opozita që nuk po lejon funksionalitetin e Kuvendit të RMV-së. Ma thoni një kuvend në botë, ku një opozitë e kombinuar si bashkim-vëllazërim midis Aleancës-Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së braktisë sallën e kuvendit për të mos verifikuar mandatin e kolegut të tyre deputet! Kjo nuk ka ndodhur në kulturën demokratike kudo qoftë në botë”, u shreh Grubi.