![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/aktaule1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/aktaule2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt02.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt01.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt04.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt05.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt06.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt07.jpg)
BDI nuk sheh ndonjë problem në largimin e Fatmir Limanit nga partia dhe aderimin e tij në Lëvizjen Besa.
Artan Grubi, sekretar organizativ në BDI i uroi shumë suksese Limanit dhe uron që ta begatojë partinë e re.
“E drejtë e tij legjitime. E përshëndes dhe i uroj shumë suksese dhe uroj që ta begatojë Lëvizjen Besa”, tha Grubi, transmeton TV21.
Ndërkaq dje, kreu i Besës, Bilall Kasami nëpërmjet paraqitjes para mediave njoftoi se Fatmir Limani, dikur pjesë e BDI-së, i është bashkuar Besës.