Grubi për ngrirjen e çmimeve: Do të rrisim listën e produkteve

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, thotë se për shkak të situatës të cilët gjendet vendi, ngrirja e çmimeve do të vazhdojë edhe për disa produkte, ndërsa siguroi që rritja e çmimit të energjisë nuk do të tejkalojë 10 përqindëshin.

Marketing

“Presim që të në seancën e së martës të shtohen edhe disa produkte tjera, ndërsa sa i përket çmimit të energjisë elektrike, edhe ministri i ekonomisë edhe qeveria ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të jetë aq i madh, një barrë e padurueshme për qytetarët, por do të jetë një përqindje përafërsisht 10 për qind.”,- theksoi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.

Nga OEMVP thonë se si për rritjen e energjisë elektrike ashtu edhe për vendimin për ngrirje të çmimeve nuk është konsultuar komuniteti i biznesit në vend.

Marketing