Ballina Lajme Maqedoni Grubi pranon dozën e dytë të vaksinës anti COVID. Apelon qytetarët të...

Grubi pranon dozën e dytë të vaksinës anti COVID. Apelon qytetarët të regjistrohen në vakcinacija.mk

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z Artan Grubi sot pranoi dozën e dytë
të vaksinës kundër Covid 19.

Marketing

Pas vaksinimit në hapësirat e poliklinikës së Çairit që shërben edhe si
qendër vaksinimi, Grubi përsëri bëri apel deri tek të gjithë qytetarët
që të regjistrohen për vaksinim në faqen e ministrisë së Shëndetësisë
vakcinacija.mk pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë procesin e
imunizimit dhe njëkohësisht të mposhtim virusin.

Në vazhdim ju sjellim deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë Grubi
pas vaksinimit:

“Sapo e pranova dozën e dytë të vaksinës ani COVID, ndjehem mirë dhe dua
të apelojë deri tek të gjithë qytetarët e vendit tonë që të regjistrohen
tek portali i ministrisë së Shëndetësisë vakcinalcija.mk në mënyrë që të
marrin terminin e tyre dhe të vaksinohen. Vetëm vaksinimi na mundëson që
të kthehemi në jetën tonë normale andaj ju lus që të gjithëve që të
bëhemi pjesë e përfitimit të imunitetit kolektiv dhe rikthimit të
normalitetit.”

Exit mobile version