Grubi pret ambasadoren rumune Axinte: Meritojmë datë tani!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur
sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Rumanisë në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, Adela Monica Axinte.

Marketing

Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë që
japin dy vendet, derisa ambasadorja Adela Monica Axinte ka theksuar
mbështetje të plotë nga vendi i saj për perspektivat europiane të vendit
tonë.

Në këtë drejtim, është vlerësuar se ekziston interes strategjik i gjithë
rajonit dhe Europës që këto prespektiva të jenë si mesazh i fuqishëm që
vendi ynë të vazhdojë më tej rrugën e reformave që janë në të mirë të
qytetarëve, e gjithashtu mbi realizimin e qëllimeve strategjike.

Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadoren Axinte për proçeset
politike në vend, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e
regjistrimit, kurse kanë biseduar për zgjedhjet lokale të cilat pritet
të mbahen diku në fund të vitit si dhe imunizimin që po bëhet në mbarë
vendin.

Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Grubi dhe
ambasadorja Axinte e kanë cilësuar si kontribut në sigurinë e gjithë
rajonit, derisa kanë përshëndetur politikat zhvillimore të
multikulturalizmit si një shembull në korniza të gjera.

“Qytetarë tanë dhe vendi ynë meritojnē dyaë tani për çelje të
negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. I kemi bërë të gjitha
dhe tani është rradha e Brukselit ta mban fjalën e vet”, tha Grubi.

Grubi dhe Axinte kanë diskutuar dhe mbi avancimin e bashkëpunimit mes dy
vendeve në sferën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, transportit,
turizmit, kulturës dhe arsimit.

Marketing