Grubi pret në takim Sali Muratin, e falenderon për bashkëpunimin

Sot, në një takim pune zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për
Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka
pritur kryetarin e deritanishëm të Gjykatës Kushtetuese, z. Sali
Muratin.

Marketing

Me këtë rast, është biseduar rreth Gjykatës Kushtetuese, sundimit të
ligjit dhe reformave në drejtësi.

Grubi dhe Murati kanë diskutuar edhe rreth përfaqësimit të drejtë dhe
adekuat të të punësuarve në këtë Gjykatë, përfshirë këtu edhe avancimet
e fundit që janë bërë duke respektuar kështu gjithë procesin që është i
garantuar me Ligj dhe Kushtetutë.

Në takim, është vlerësuar se mandati i z. Murati është përfunduar me
dinjitet dhe sukses, ndërsa gjatë kësaj periudhe Qeveria ka siguruar më
shumë buxhet për funksionim më adekuat të këtij institucioni.

Gjykata Kushtetuese si ruajtëse e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend
siguron funksionalitetin e institucioneve të vendit duke garantuar
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut.

Marketing