Grubi priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit,Nagip Arifin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij ka
takuar kryetarin e komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi.
Të dy bashkëbiseduesit, z.Grubi dhe z.Arifi gjatë këtij takimi kanë
diskutuar për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe
Republikën e Serbisë, përkatësisht në Luginën e Preshevës si edhe për
ngjarjet tjera të rëndësishme në rajon.
Grubi dhe Arifi gjithashtu kanë këmbyer mendime edhe rreth mundësive të
bashkëpunimit që Maqedonia e Veriut mund të ofrojë për qytetarët e
Luginës.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryetari i Bujanocit Arifi
diskutuan edhe për Marrëveshjen e Ohrit si model i suksesshëm për
kohezion shoqëror dhe barazi qytetare si dhe për procesin e regjistrimit
në të dy vendet tona.
z.Grubi gjithashtu e ka informuar kryetarin e komunës së Bujanocit,
z.Arifi se Maqedonia e Veriut, tashmë vend anëtar i NATO-së, së shpejti
pritet të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe me
këtë rast ka inkurajuar dhe z.Arifi që përmes ndikimit të faktorit
politik shqiptar të kontribuojnë që edhe Serbia sa më shpejtë të kyçet
në këtë rrugë.
Grubi ka uruar për unifikimin e faktorit shqiptar dhe marrjes se 3
mandateve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Marketing