Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sonte në emision në Click Plus në Tv21 tha se pse nuk publikohen bomba për Zaevin dhe Mickovskin.
“Më tregoni një krim nga mijra përgjime për Ali Ahmetin. Le të publikohen përgjime për Zaevin dhe Mickovskin, ku janë ato përgjime? a nuk i ka dëgjuar askush a. Ku janë përgjimet e Zaevit, e Gruevskit. Ku janë bisedat partive të kryetarëve të parive politike? Pse duhet të dëshmohet figura më e pastër kombëtare Ali Ahmetit” u shpreh Grubi.
Ai më tej tha se përgjimet janë shitur grupeve kriminele për të shantazhuar dhe shkatëruar BDI-në.
Grubi në #ClicPlus: Pse publikohen bomba vetëm për Ali Ahmetin, a ska bomba për Zaevin e Mickoskin?! Ata kanë për qëllim rrëzimin e BDI-së!
Publiée par TV21 sur Mercredi 19 février 2020