Grubi: Rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup-Bllacë do të përfundojë në tetor

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup Bllacë do të përfundojë në tetor të këtij viti, përcjell TV21. Grubi thotë se radhët e gjata po bëhen edhe shkaku i njerëzve të papërgjegjshëm që krijojnë tejkalime me veturë, që shkakton edhe më tepër kaos.

Marketing

Njoftimi i plotë i Grubit:

Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit.

Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar.

Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave.

Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndermarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikqyrësin.

Asfaltimi i njërës korsi të tunelit përfundon ditën e hënë.

Më pas, po shohim mundësinë që nga dita e martë, të ndërpriten punimet në korsinë tjetër për të mundësuar trafik të pandërprerē në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave.

Punimet në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet.