Ballina Lajme Maqedoni Grubi: Riorganizimi i administratës të reflektojë profesionalizmin dhe efikasitetin

Grubi: Riorganizimi i administratës të reflektojë profesionalizmin dhe efikasitetin

Zv/ kryeminsitri i parë Artan Grubi sot morri pjesë në  konferencën “Hapat e para drejt riorganizimit shtetëror”, me çrast shprehu  angazhimin e Qeverisë në realizimin e procesit të riorganizimit të administratës publike mbi parimet e sundimit të ligjit, integritetit, paanshmërisë, efikasitetit dhe përgjegjësisë, proces që ka mbështetjen e plotë të Delegacionit të Bashkimit Europian në vend.
‘Mbetemi të fokusuar maksimalisht që procesi i riorganizimit të administratës të reflektojë profesionalizmin dhe efikasitetin si pritshmëri përmes vendosjes së linjave të qarta të përgjegjësisë, rritjes së nivelit të transparencës, bashkimit të institucioneve me të njëjtat kompetenca dhe zvogëlimit të numrit të tyre.
Mirëfunksionimi i institucioneve është mbi të gjitha parakusht për krijimin dhe zbatimin e suksesshëm të politikave që nxisin zhvillimin socio – ekonomik në vend-shkruan Grubi.
(20+) Facebook
Marketing
Exit mobile version