Ballina Aktuale Grubi: Sela dhe Gashi t’i bashkangjiten manifestimeve për Marrëveshjen e Ohrit

Grubi: Sela dhe Gashi t’i bashkangjiten manifestimeve për Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka ftuar liderët e opozitës shqiptare që t’i bashkangjiten manifestimeve për 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Grubi tha se opozita shqiptare nuk duhet ta injorojë dokumentin paqësor që i solli vetëm dobi shtetit dhe shqiptarëve.

Marketing

“Janë të ftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe jo një herë, por siç ndodh që nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit dhe neglizhenca për ruajtjen e dokumentit të Marrëveshjes së Ohrit, vijon edhe kjo neglizhenca nga partitë opozitare shqiptare ndaj Marrëveshjes së Ohrit duke e mos e ndjerë të veten dhe duke mos u përkujdesut për zbatimin e saj. Ja e shikoni jemi në 2 vjetorin dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme nga asnjë liderë apo politikan i opozitës për Marrëveshjen e Ohrit dhe të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit.
Përkundrazi kemi shumë fjalë nga bota akademike, mediatike, nga shoqëria civile. Por, nuk kemi asnjë fjalë nga opozita shqiptare sepse ndjejnë sikur nuk identifikohen me këtë arritje kaq të madhe të popullit shqiptar, me Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimin e Kushtetutës. Janë shumë të mirëseradhur në ngjarjen e 13 gushtit edhe publikisht e bëj ftesën edhe pse është dorëzuar ftesa drejtpërdrejt në zyrat e tyre partiake dhe kemi bërë pëpjekje edhe t’i telefonojmë. Nuk kanë qenë protagonist në kohën e 2001-shit, as në kohën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndoshta këtu qendron arsyeja e rezistencës dhe mospranimit të një dokumenti kaq të rëndësishëm si Marrëveshja e Ohrit.

Marketing
Exit mobile version