Zëvendëskryeministri i parë Grubi nëpërmjet një statusi në facebook ka njoftuar për shfuqizimin e gjitha masave të mbetura anti-Covid me përjashtim të disave.
Lexoni statusin e plotë:
Mbi konstatimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për gjendjen stabile epidemiologjike, në seancën e sotme të Qeverisë vendosëm të shfuqizojmë të gjitha masat e mbetura anti – Covid me përjashtim vetëm të masës për :
mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse në shtëpitë e shëndetit, barnatore, transport publik dhe qendrat e përkujdesit ndaj personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta.
Qeveria rekomandon zbatimin e masave kryesore të preventivës personale kundër virusit Covid 19.