Grubi takoi Rininë e BDI në Gostivar: Jam i impresionuar nga energjia e tyre

Zëvendëskryeministri i parë,z. Artan Grubi sot qëndroi në Qendrën Rinore Green Club ku takoi të rinjët e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Inegrim – BDI, në Gostivar. Në një atmosferë entuziaste, Grubi dëgjoi nga afër sugjërimet dhe idetë e të rinjëve të Gostivarit, duke u shprehur i impresionuar nga energjia dhe motivi i tyre.

Marketing

Grubi shprehu lëvdata për aktivitetet e Forumit Rinor për Zgjedhjet Lokale në Gostivar. Ai motivoi të rinjët e Gostivarit të jenë aktivë në politikë, pasi siç u shpreh ai, e ardhmja e BDI janë pikërisht gjenderatat e reja. BDI, tha Grubi, është parti e gjeneratave të ndryshme, por fryma, energjia dhe e ardhmja e partisë janë gjeneratat e reja.

Pasi e njoftuan me planet për aktivitetet e fushatës për zgjedhjet e 31 tetorit, të rinjët e Bashkimit Demokratik për Inegrim – BDI, surprizuan zëvendëskryeministrin Grubi me fanelën me mbishkrimin: Blero Gostivarin, voto Nevzat Bejtën. Po ashtu, Grubi nënshkroi fletëantarësinë dhe mori kartelën e anëtarit të Green Club në Gostivar, duke u bërë anëtari 533 me radhë.

Bashkë me ju, tha Grubi, më 31 tetor do të festojmë fitoren në Gostivar, duke shtuar që Gostivari meriton të fuqizohet dhe me përkrahjen e qeverisë të realizohen të gjitha projektet e parapara në programin për Gostivarin që duam.

Marketing