Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Otto Graf.

Marketing

Në takim u bisedua mbi integrimin europian, ndryshimet kushtetuese dhe planin e Qeverisë për të arritur synimin këtë vit, me ç’rast Grubi e ka informuar ambasadorin Graf se Qeveria ka draftuar planin zbatues për ndryshimet kushtetuese dhe ka filluar përgaditjet për realizim.

Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit europian dhe reformat në vend.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për reformat e thella në fushën e sundimit të së drejtës, përfshirë këtu dhe realizimin e vettingut si një proces i domosdoshëm për vendin.

Grubi dhe Graf në fokus të bisedës kishin edhe situatën në rajon, me theks të veçantë marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke dhënë kështu mbështetje të plotë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marketing