Po i hapim rrugë realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në vend, Korridorit 8, ka thënë sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në profilin e tij në Facebook.
Mbajtëm sot mbledhjen e parë të Komitetit për negocim për lidhjen e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, në të cilën miratuam këto konkluzione:
obligohet Ministria e Financave në afat prej një jave të nominojë anëtarë të ekipit për shpronësim;
obligohet Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore në afat prej një jave të propozojë 5 anëtarë të ekipit që do të negociojë me partnerin strategjik, kompaninë Bechtel Enka dhe
obligohet Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore në afat prej një jave të nominojë anëtarë të ekipit për njësinë projektuese.