Grubi uron qytetarët me rastin e 2 Gushtit

Nga Krusheva deri në Ohër përpjekjet për liri dhe barazi janë
ballafaquar me sfida të panumërta ndër dekada, sisteme dhe pushtete

Marketing

Por idenë të cilës i ka ardhur koha dhe vullnetin e qytetarëve për të
jetuar të lirë dhe të barabartë nuk e ndal dot asnjë pushtet.

Kur shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët bëhen bashkë, i bëjnë ballë
pengesave dhe hapin perspektivat për gjeneratat e ardhshme për të jetuar
në paqë, liri, demokraci dhe në miqësi me kombet tjera.

Pikërisht Ilindenin e shënojmë si një nga këto momente të bashkimit në
histori për të ardhme të përbashkët më të mirë për të gjithë ne.

Vetëm të bashkuar jemi më të fortë, më mirë, andaj gëzuar festën të
gjithë qytetarëve të vendit tonë.