Ballina Lajme Maqedoni Grubi – Zadorozhnјuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, potencial për bashkëpunim...

Grubi – Zadorozhnјuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, potencial për bashkëpunim ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi takoi sot Ambasadoren e
Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk, me të cilën ranë dakord se ekzistojnë
kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së
Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.
Në këtë takim, Grubi dhe ambasadorja ukrainase diskutuan për masat e
marra në të dy vendet lidhur me krizën shëndetësore dhe ekonomike të
shkaktuar nga pandemia e KOVID-19.
znj. Zadorozhnjuk falënderoi z.Grubi për përkrahjen e Republikës së
Maqedonisë së Veriut për përkrahjen që ia jep Ukrainës në rrugën e saj
euro-atlantike.
Gjatë takimit të sotëm, znj. Zadorozhnjuk dhe z. Grubi diskutuan edhe
për çështje të tjera në vend dhe për ngjarje të tjera me të cilat po
përballet rajoni.
Exit mobile version