Ballina Aktuale GRUEVSKI: I pata shkruar letër Hanit, Mogerinit e Merkelit- askush nuk më...

GRUEVSKI: I pata shkruar letër Hanit, Mogerinit e Merkelit- askush nuk më ktheu përgjigje

Rasti për të cilin kam qenë i akuzuar është i falsifikuar, e kam ditur se ka plan që të më vrasin prapa grilave. Nuk mund tani të them detaje, por gjithmonë ka dikush që nuk i përshtateni. Kështu ka deklaruar ish kryeministri, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin Italian RAI. Ai mes tjerash ka thënë se është arratisur dhe ka kërkuar azil për dy arsye.

Marketing

“E para sepse isha i përndjekur politik, nga qeveria dhe gjykatat e Maqedonisë që dëshironin me çdo kusht të më mbyllnin në burg. Rasti për të cilin akuzohem ka qenë i fabrikuar dhe i falsifikuar. Arsyeja e dytë është se nëse përfundoja në burg do të isha i rrezikuar”, tha Gruevski.

Gruevski ka theksuar se para se të arratiset, u ka dërguar letër përfaqësuesve të BE-së ku ka kërkuar që të delegojnë një gjykatës të pensionuar që të vijë në Maqedoni për të biseduar për rastin për të cilin është akuzuar për blerjen e Mercedesit, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

“Pak para se të lëshoj vendin kam dërguar letër deri te eurokomesari për zgjerim Johanes Han, Federika Mogerini dhe shumë të tjerë, mendoj se edhe i kam shkruar edhe Angela Merkelit, ku kam kërkuar që të bisedoj me një gjykatës të pensionuar nga vendet më të zhvilluara, që të shqyrtojmë dokumentet për veprën për të cilën akuzohesha, të flisnim me prokurorët, me gjykatësit nëse ishte e duhur, mirëpo letrës time askush nuk i ktheu përgjigje”, tha ai.

Ai ka thënë se ka vendosur që të shkon në Hungari, pasi që atje ka institucione të pavarura, ndërkaq më tej ka shtuar se edhe më tej e kundërshton Marrëveshjen me Greqinë. Ndryshe, Gruevski e ka lëshuar vendin, pasi gjykata solli vendim me çka e dënoi me 2 vite burg për rastin “Tanku” pas çka mbrojtja dërgoi ankesa dhe të njejtat u refuzuan, duke e konfirmuar vendimin për dënimin me burg. Dy ditë më vonë Gruevski nuk u paraqit në burg dhe MPB doli me urdhër arrest kombëtar për të. Ditën tjetër, Gruevski nëpërmjet faqes së tij në fejsbuk, njoftoi se ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil.

/SHENJA/

Exit mobile version