Grujevski e Boshkovski, ende në pritje të azilit

Nëse Nikolla Gruevski në mënyrë ekspres për vetëm disa ditë mori azil politik në Hungari, të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski assesi të fillojnë me procedurën për azil në Greqi. Procesi është bllokuar për shkak se komisioni në Selanik që duhet ta shqyrtojë aplikimin e tyre, s’mund të sigurojë përkthyes zyrtar në gjuhën maqedonase. Ish zyrtarët e DSK-së për shkak të frikës nga revanshi politik dhe dyshimi për gjykim jokorrekt, kërkuan që Greqia t’u sigurojë mbrojtje politike nga Qeveria e Zoran Zaevit.

Marketing

Ata dorëzuan kërkesë për azil që para pesë apo gjashtë muajve, por autoritetet në Greqi kanë problem me përkthyesit në gjuhën maqedonase. Për këtë arsye, disa herë u anulua intervista e tyre. Tani mendoj se është anuluar për muajin janar, por nuk jam i sigurt, këtë më mirë e dinë avokatët në Selanik. Ndryshe, kërkesa për azil është aktive dhe ende nuk ka vendim lidhur me kërkesën”. – theksoi Petar Vasilev- avokat

Kolegët gazetarë nga Selaniku që e ndjekin rastin e të arratisurve Grujevski dhe Boshkovski theksojnë se ata tani kanë statusin e qytetarëve të lirë. Gjykata nuk u ka caktuar asnjë masë kujdesi me të cilat do të parandalohej arratisja eventuale. Ata jetojnë në rrethinën e Selanikut. Një ditë më parë përsëri është anuluar gjykimi për të dy agjentët sekret për pasaportat e rreme bullgare me të cilat policia greke i kapi në tentimin për t’u arratisur në Budapest. Goran Grujevski ndërroi emrin në Hristo Atanasov ndërsa Nikolla Boshkovski në Nexhbi Hasan. Policia greke i arrestoi në aeroportin e Selanikut ndërsa Maqedonia kërkoi Greqia që t’i ekstradoj të njëjtit. Gjykata e Selanikut dha dritë jeshile për këtë, por Gjykata Supreme në Athinë mori vendim të prerë se të arratisurit nuk duhet të dërgohen në Maqedoni. Ministria e Drejtësisë në Maqedoni këtë verë paralajmëroi se ende nuk ka dërguar kërkesë të re ekstradimi. Është dërguar urgjencë deri tek autoritetet greke të përgjigjen nëse Grujevski dhe Boshkovski do të dërgohen në suazat e kërkesës së parë edhe pse Supremja paraprakisht kishte marrë vendim të prerë të mos ekstradohen në vend për t’u gjykuar për përgjimet disavjeçare ilegale. Megjithatë, në fund sipas ligjeve në Greqi, vendimin përfundimtar nëse Grujevski dhe Boshkovski do të ekstradohen, e merr ministri grek i drejtësisë.

Marketing