Grupet e punës nuk arritën pajtim për Ligjin për Prokurori

Edhe një takim pa epilog i grupeve të punës rreth Ligjit për prokurorinë publike. Takimi i sotëm zgjati vetëm një orë e gjysmë. Pas takimit ministrja Renata Deskovska deklaroi se vendimi i prokurores speciale Katica Janeva, që lëndët e PSP-së ti marrë kryeprokurori Lubomir Jovevski, ka ndikuar negativisht tek opozita maqedonase për arritjen e konsensusit.

Marketing

Sundoi një ndjenjë se opozita ishte indiferente në këto bisedime, ndjenjë e mospasjes së vullnetit për tu inkuadruar në biseda thelbësore, një ndjenjë e dëshpërimit që ndodhi me letrën e prokurores speciale, mendoj se kjo me siguri ndikoi në angazhimin e tyre në negociata, siç mund të them se nuk kishte diçka thelbësore që u pastrua ose nuk u soll ndonjë konstatim i posaçëm”-pohoi Renata Deskovska, ministre e Drejtësisë.

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, ndërkaq akuzoi pushtetin për mungesë të vullnetit politik dhe tha se ka ndryshuar taktikat në bisedime. Letrën e Katica Janevës dhe pranimin e lëndëve të PSP-së nga Prokurori Jovevski, MIlloshovski i quajti si skenar i koordinuar mes Janevës, pushtetit dhe prokurorisë.

Është dukshme se letrat e Katica Janevës nuk janë iniciativë e saj e pavarur, përkundrazi bëhet fjalë për një aksion mirë të koordinuar mes kryeministrit Zaev, reketueses Katica Janeva, ministres së drejtësisë, Villma Ruskovskës dhe prokurorit Jovevski. Mendoj se ky koordinim pasqyron ato veprime të cilat i merr tashmë e paraburgosura, prokurorja speciale Katica Janeva”- pohoi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev më herët u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes ndërkaq tha se ishte gatshëm të përfshihet në proces së bashku edhe me Mickoskin për arritjen e konsensusit për ligjin për prokurorinë publike.

Me kënaqësi rri në dispozicion të grupit të punës që të përfshihem edhe unë edhe z.Mickovski i cili me siguri do të pranojë. Çështja është serioze, nuk jemi larg zgjidhjes, mund të gjendet zgjidhje. Dikush do të thotë se ky përsëri optimist, po pa qenë optimist nuk mund të gjendet zgjidhje.

15 shtatori vjen edhe të mos gjendet zgjidhje lëndët do të shkojnë tek prokurori shtetëror, edhe të ketë zgjidhje lëndët përsëri do të shkojnë tek prokurori shtetëror. Gjithsesi se kjo është zgjidhja”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Përfaqësuesit e grupeve të punës thanë se takimin e radhës do ta kenë pas festës së 8 shtatorit.