Ballina Aktuale ‘Grupi i zjarrit’ mobilizon Çairin, Mexhiti: Kur meritokracia mungon, rezistenca bëhet detyrim!

‘Grupi i zjarrit’ mobilizon Çairin, Mexhiti: Kur meritokracia mungon, rezistenca bëhet detyrim!

Funksionar të lartë të BDI-së, të njohur si “Grupi i Zjarrit”,vazhdojnë takimet me anëtarët dhe simpatizuesit e pa kënaqur të BDI-së.
Nesër ( e martë) takimi I radhës do të mbahet në ÇAIR,me strukturat dhe banorët e Çairit.
Takimi do të mbahet tek salla Shaban Tërstena në orën 19:00.

Marketing

Në takimet që të paknaqurit në BDI apo i ashtuquajturi ‘ grupi i zjarrit’ tani më një kohë po mban takime me qytetarët në gjithë vendin, duke numërruar lëshimet dhe keqqeverisjen e funksionarëve aktual të BDI-së me theks të veçantë duke kritikuar punën e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti fton liderin e integristëve, Ali Ahmetin të reflektojë pasi BDI dhe anëtarësia e kësaj partie nuk janë të kënaqur me punën e ministrave dhe zëvendëskryeministrit të parë të ekzekutivit .

Të pakënaqurit e BDI-së nuk e përjashtojnë mundësinë për krijimin e një partie të re, nëse BDI-ja nuk i merr parasysh kërkesat e tyre. Siaps nënkryetarit të kësaj partie Izet Mexhiti, takimet me qytetarët nuk mbahen për të fituar poste, por sepse nuk duan që BDI t’i humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Potencojnë se nuk kanë asnjë dyshim se Ali Ahmeti duhet të mbetet kryetar i partisë, por në ekipin qeveritar dhe në BDI duhet të ketë njerëz të rinj. https://fb.watch/iYEsa6QF45/

Marketing
Exit mobile version