Grupi parlamentar i BDI-së do të zhvillojnë fushatë PRO Marrëveshjes së Prespës

Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim sot e ka informuar kreun e Kuvendit se do të marrë pjesë aktive me të gjithë Deputetët e vet në fushatën të cilën Kuvendi duhet ta zbatojë si propozues i autorizuar i referendumit që do të mbahet më 30 shtator të këtij viti.

Marketing

“Duke marrë parasysh përcaktimet tona individuale si Deputet, por edhe ato partiake, strategjike dhe ideologjike, për integrim të menjëhershëm të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së, me përkrahje edhe të pushtetit ekzekutiv dhe vendor si dhe shoqërisë civile, do të zhvillojnë fushatë PRO Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik pasi që suksesi i Referendumit gjeneron paqe, stabilitet, siguri, sundim të së drejtës, barazi, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore si dhe rreshtim të vendit tonë pranë familjes së madhe euroatlantike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.