Tifo-grupi i Gjilanit, “Skifterat” kanë reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në futbollin e Kosovës.
“Skifterat” nëpërmjet një postimi në “Facebook” kanë shkruar se në ndeshjen e radhës do t’i tregojnë futboll të pastër e pa kalkulime skuadrës së Llapit në krye me trajnerin, Tahir Batatina.
Ky është postimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):
“Në kuadër të xhiros së rradhës në Hajgare Superligën e Kosovës, klubi jonë e pret ekipin e Tahir Tugjarit të cilit do t’i ipet mundësia të shoh futbollin e pastër pa kalkulime!
Një gjë është e garantuar, se një shtytje drejt banjave gjatë qëndrimit në ligën e parë (dashtë Zoti) do t’ia japim me shumë qejf!”.