Grushta në Kuvendin e Kosovës? Ja kush kë e sulmoi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht në ambjentet e Kuvendit të Kosovës nga dy deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

Marketing

Ngjarja sipas tij ka ndodhur pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

“Ashtu si deklaroj edhe kolegia ime në Komision kemi pasur ministren e Punëve të Jashtme dhe Diaspores. Ne kemi nisru një inciativë  që shpërfaqë degradimin e Ministrisë së Jashtme duke rehatuar famljarë, militantë nëpër Ambasada, por edhe duke anuluar edhe vendimin e ish-kryeministrit Albin Kurti. Kjo është qasje selektive duke mos lejuar të tregojmë  degradimin. Janë nisur debatet dhe fyerjet si edhe nga kryetarja e Komisionit por edhe deputetët e LDK-së. Unë kam mbetur në sallën e Kuvendit dhe me vonesë kam dalë. Sapo jam dalë nga salla jam gjendur në befasi duke u sulmuar fizikisht nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Unë në debat i jam drejtuar me konsideratën më të madhe duke i thënë profesor. Por ky sulm është edhe mosdurim nga mendimi ndryshe”.

Sipas tij ai ka pësuar lëndime trupore të cilat thotë se i ka faktuar dhe paraqitur në polici.

Por deputeti Kujtim Shala, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, wshtw shprehur se nuk ka patur asnjw konfrontim fizik.

Në një prononcim për Klan Kosovën, deputeti i LDK, i ka quajtur gënjeshtra publike pretendimet për përplasje me deputetin e Vetëvendosjes, dhe sipas tij ka pamje të cilat e dëshmojnë të vërtetën.

”Nuk ka ndodh asgjë… Fizikisht asgjë, asnjë prekje e vetme me askënd. Po gënjejnë publikisht. Në sallë e në korridor ka pas kamerë dhe aty shihet gjithcka… Le t’i marrin pamjet dhe gjithçka dëshmohet. S’është e vërtetë që ka pasur përplasje, absolutisht jo… Unë jam përgjegjës sipas ligjit”.

Shala gjithashtu pohoi se kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, u detyrua ta ndërpres mbledhjen për shkak të gjuhës së tensionuar që bënë deputetët e Vetëvendosjes ndaj saj.

”Kryetarja e Komisionit e ka ndërpre mbledhjen, për shkak të gjuhës dhe ofendimeve që i kanë bërë deputetët e Vetëvendosjes”, shtoi ai.

Marketing