“Grushti” në Superkupë, Ronaldo kërcënon arbitrin pasi merr karton të kuq (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq pak minuta para fundit të takimit të Superkupës së Arabisë Saudite, ku skuadra e tij Al-Nassr, po humbiste 2-1 kundër Al-Hilal. Portugezi mori direkt karton të kuq pasi goditi me bërryl një kundërshtar. Më pas, kamerat fiksuan momentin kur Ronaldo u duk sikur u bë gati të godiste edhe gjyqtarin, para se të largohej nga fusha.

Marketing

Ronaldo vijon të mbetet pa një trofe në Arabinë Saudite që prej kalimit të Al-Nassr, vitin e kaluar. Skuadra e tij është eliminuar nga Kupa dhe Champions League e Azisë, si dhe ndodhet 12 pikë larg Al-Hilal në renditjen e kampionatit, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje për t’u luajtur.

Kjo nuk është hera e parë që kapiteni bëhet protagonist për keq në Arabinë Saudite. Në shkurt ai u kritikua pasi bëri një veprim të turpshëm ndaj tifozëve kundërshtarë në një ndeshje kampionati, teksa ata bërtisnin “Messi, Messi”.

https://www.cdnimpuls.com/video/661527f1027bc.mp4?_=1

Marketing