Pep Guardiola ka arritur të hyjë në histori me klubin e Manchester Cityt, duke ia sjellur titullin e parë të Champions League.
City javën e kaluar mposhti në finale Interin me rezultat minimal 1-0, me golin e Rodrit, shkruan IndeksOnline.
Ky ishte tituli i tretë personal për Guardiolën në Champions League, pasi e kishte fituar dy herë edhe me skuadrën e Barcelonës.
Tekniku spanjoll me fitimin e titullit ka fituar edhe një bonus prej 880 mijë eurove, por që ka vendosur të mos i pranoj.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, Guardiola ka vendosur që këto para të ia ndaj punonjësve të klubit nga bashkëpunëtorët te personeli i sigurisë por edhe kuzhinierët dhe recepsionistët.