Ballina Sport Guardiola dhuron një milion euro në luftën kundër koronavirusit

Guardiola dhuron një milion euro në luftën kundër koronavirusit

Pep Guardiola ka dhuruar një milionë euro për të ndihmuar në blerjet e furnizimeve mjekësore në luftën kundër koronavirusit në shtëpinë e tij, në Kataloni.

Marketing

Një deklaratë nga Kolegji i Mjekësisë në Barcelonë konfirmoi kontributin e trajnerit të Manchester Cityt në fushatën Angel Soler Daniel.

Dhurimi do të shkojë për blerjen dhe prodhimin e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19 në këtë zonë.

Pep Guardiola ka lindur në Kataloni, dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te kjo skuadër.

Në vitin 2008 ai mori drejtimin e kësaj skuadre, duke arritur suksese historike.

Exit mobile version