Ballina Aktuale Guardiola ka një ide se kush mund ta zëvendësojë atë tek Man...

Guardiola ka një ide se kush mund ta zëvendësojë atë tek Man City

Pep Guardiola duket se ka zgjedhur pasuesin e tij për postin e trajnerit tek skuadra e Manchester City.

Marketing

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich beson se Mikel Arteta është një nga ata që mund ta zëvendësojë atë në postin e trajnerit.

Arteta është asistenti i tij tek Manchester City, dhe Guardiola beson se ai është pjekur mjaftueshëm sa për ta zëvendësuar punën e tij.

“Jam shumë i sigurt (se ai mund të pasojë punën time). Ai do të ketë sukses” ka thënë Guardiola për Arteta.

“Herët ose vonë do të ndodh. Ai është i ri, trajner i ri. Ai tashmë ka eksperiencë, pasi ka pasur lojtarë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha në udhëheqje” ka shtuar tutje spanjolli.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Trajner i jashtëzakonshëm. Ai do të ketë shumë sukses në të ardhmen” ka thënë Pep për Arteta.

Mikel Arteta ishte një nga emrat që shihej si opsion për ta drejtuar skuadrën e Arsenal, para se Unai Emery të merrte punën.

Marketing
Exit mobile version