Guardiola: Komplimente Chelseat për arritjet, por ne duam të fitojmë ndaj tyre

18:49 | 7 Maj 2021

Marketing

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve.

Manchester City do të përballet me Chelsean në kuadër të Premierligës nesër, shkruan lajmi.net.

Guardiola duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseat, ka komplimentuar skuadrën e Tuchelit por ka thënë se ata duan fitoren.

“Urime Chelseat për arritjet, ata kanë bërë dy paraqitje vërtet të mira ndaj Real Madridit, mbretit të këtij kompeticioni”, tha ai.

“Ne duam të luajmë me lojtarët që mendojmë që na përshtaten ndaj tyre për ti mundur”, shtoi ai.

“Kam shumë respekt për Tuchel, ai ishte në Mainz, Dortmund dhe PSG dhe tani këtu”, tha Guardiola.

“Kudo që ka qenë ka bërë punë të mrekullueshme sepse skuadrat e tij është kënaqësi ti shohësh duke luajtur. Nuk e di sesi punon nga brenda, por mund ta marr me mend, komplimente të mëdha për punën që ka bërë deri më tani”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/

Marketing