Ballina Sport Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij tek skuadra angleze para ndeshjeve të fundit për sezonin 2023-2024.

Marketing

Ndërkohë që Premier Liga është drejt përfundimit, lojtarët e City-t janë drejt rrugës për të fituar për herë të katërt radhazi titullin kampion. Me një epërsi prej dy pikësh ndaj Arsenalit të vendit të dytë, City-t i duhet vetëm një fitore sot ndaj Ëest Ham për t’u shpallur kampionë.

Pavarësisht zërave se Guardiola po mendon të largohet nga City, spanjolli theksoi dëshirën e tij për të vazhduar në stolin e City-t edhe për sezonin e ardhshëm duke respektuar kontratën që ka me “qytetarët”.

“Unë kam një kontratë, unë dua të jem këtu sezonin e ardhshëm. Ta shohim se si do ta përfundojmë, ndonjëherë vendimi varet se si e përfundon sezonin. Por tani nuk po mendoj asnëj sekondë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Guardiola.

Exit mobile version