Gucati e Haradinaj dalin sot para Gjykatës Speciale në Hagë

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs sot do të mbajë konferencën e radhës për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Marketing

Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë në orën 15:00.

Më 11 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar, më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Marketing