Guvernatori i Bejrutit shprehet mes lotëve: Situata është e ngjashme me Hiroshimën…

E gjithë bota i ka kthyer sytë nga kryeqyteti i Libanit, Bejruti, pasi atje ka ndodhur një shpërthim i madh, i cili i ka marrë jetën të paktën 50 personave dhe ka lënduar më shumë se 2.700 të tjerë.

Marketing

Spitale të tejmbushura, ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të kapluar nga paniku, kjo është panorama e tanishme në Bejrut.

Në lidhje me tragjedinë, ka folur dhe Guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud. Ai e ka krahasuar situatën me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë botërore.

Ndër të tjera Abud tha se ekipet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e shpërthimit për të shuar flakët, por disa prej tyre nuk kanë mundur që të kthehen më.

“Ne po i kërkojmë, 10 zjarrfikës deri më tani janë shpallur të zhdukur. Kjo situatë është e ngjashme me atë të Japonisë, në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë kombëtare”, u shpreh mes lotëve Abud.