Haas: Schumacher nuk do ta humb vetëbesimin pas përplasjes në Jeddah

Piloti i Formula 1, Mick Schumacher pësoi një aksident të rëndë në kualifikueset e Grand Prix të kaluar, në pistën e Jeddah.

Marketing

Anëtari i Haas, i cili është i biri i legjendës së F1 Michael Schumacher, nuk garoi javën e kaluar. Përplasja ishte e madhe, por për fatin e tij të mirë, Mick shpëtoi pa lëndime të rënda.

Përkundër traumës që mund të sjell një përplasje e tillë, krerët e skuadrës së Haas besojnë se aksidenti nuk do t’i humb vetëbesimin pilotit gjerman.

“Nuk mendoj se atij do t’i humb vetëbesimi”, ka thënë Guenther Steiner i Haas, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, këtë vit objektivat janë vënë më lart sesa vitin e kaluar. Vitin e kaluar garonim për pozitat 19 dhe 20”, shtoi ai.

Mick Schumacher pritet të jetë gati për Grand Prix të Australisë, i cili zhvillohet javën e ardhshme. Skuadra e Haas ka parë një përmirësim të madh krahasuar me sezonin e kaluar.

Marketing