Hagë: Prokuroria kërkon pezullimin e vizitave për Thaçin, Veselin dhe Selimin

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet përpos me avokatët e tyre, por lë mundësinë e lejimit vetëm për një listë të ngushtë personash të cilët duhet të aprovohen paraprakisht nga trupi gjykues.

Marketing

ZPS-ja ka thënë që ata tre kanë bërë shkelje duke zbuluar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe duke ua shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo prokurori ka thënë që hetimet e saj kanë zbuluar që po ashtu ka pasur përpjekje të mëtutjeshme për t’i udhëzuar dëshmitarët se si të dëshmojnë.

Prokuroria me këtë rast ka kërkuar që tre të akuzuarve t’u pezullohen të gjitha komunikimet, ato virtuale si dhe vizitat fizike, dhe që një gjë e tillë të jetë në fuqi deri në një vendim të trupit gjykues.

ZPS-ja ka urdhëruar që ata të monitorohen në mënyrë aktive në të gjitha komunikimet e joprivilegjuara dhe që ato të dhëna të ruhen deri në fund të gjykimit.

Lidhur anulimin e vizitave dhe telefonatave për treshen e UÇK-së, ka raportuar ekskluzivisht Klan Kosova, ditë më parë.