Hailey Bieber është një ndër njerëzit me më shumë ndikim në TikTok dhe ajo që ka sjellë shumë trende.
Për shembull: thonjtë e saj pushtuan rrjetin social sepse dukeshin kaq të bukur, të pastër dhe të kuruar. Shumë shpejt, të gjithë e përqafuan trendin, vrapuan për tek estetisjta dhe ja, krijuan thonjtë-perlë.
Pastaj, flokët!
Hailey i tregoi botës si i bënte gërshetat dhe të jemi të sinqertë, ishte super truk.
Gjithashtu, na mësoi edhe të bëjmë “waves” të shkujdesur dhe kaq të lezetshëm.
Na dha ide veshjesh
Jo pak krijues në TikTok e dashurojnë stilin e Hailey-t dhe jo pa shkak. Modelja vishet kaq bukur dhe kombinon në mënyrë të përsosur stilin mashkullor dhe atë femëror. Po flasim për kostume, pantallona të gjera dhe korse, fustane saten dhe xhaketë, veshje sportive, kapele, kaq shuumë!
Ka një sound ku kërkon ta lënë të qetë!
Pas qindra komenteve në postimet e saj ku fansat e Selena-s e krahasonin vazhdimisht me të, Hailey kërkoi thjesht ta linin të qetë sepse nuk po bezdiste askënd. Sigurisht, njerëzit u ndërgjegjësuan, ama nuk e lanë sound-in pa e kthyer në viral.