Hajdari:A mos e ka fajin Bilalli për vendosjen e kryqit gjigand në Kumanovë? Pse heshtin shqiptarët e “Vlladës”?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Marketing

Fushata e vendosjes se kryqëve pak para zgjedhjeve, nuk eshte diçka e panjohur ne Maqedoninë e Veriut! Dikur provokime të këtilla bënte VMRO-ja e Lupço Georgievskit me PDSh-në, kur e vendosën Kryqin në “Vodno” të Shkupit, më të madh në Europë, kurse sot leksionin e dikurshëm e përdorin, BDI-ja LSDM-në. “”Stari trik, nova budalla”!
Fushatën e këtillë provokuese, e filluan në Tabanoc të Kumanovës me çrast e vendosën një kryq gjigand në një zonë e cila po zbrazet nga banorët dhe pa patur nevojë të theksuar. Ju kujtohet edhe loja e BDI-VMRO-së, me përpjekjen për vendosjen e kryqit në Butel të Shkupit…

Më pastaj fushatën e vendosjes së kryqëve gjigand e vazhduan në Kodrën e Diellit në Tetovë, me çrast ideatorët e vendosjes së kryqit, nxituan fajin për këtë, tia hedhin Komunës së Tetovës, e cila nuk kishte dhënë leje ndërtimi. Dhe së fundmi një kryq të tillë e vendosën në Kumanovë.
Shqiptarët ne rajonin e Ballkanit perëndimor njihen për tolerancë te madhe fetare ndaj simboleve dhe tempujve fetarë të të gjitha religjioneve.

Por kur këto simbolet vendosen me qëllim që të provokojnë marrëdhëniet nderetnike ose ndjenjat fetare te pjestarëve të nje religjioni tjetër, arëherë ndryshojnë punët.
Ne te 3 rastet, sikurse edhe ne rastin e Gjimnazit të Velesit e Çashkës me paralelen shqip, habit mosreagimi i partive shqiptare në qeveri!!! S’e kuptoj se pse heshtin, nëse apriori nuk janë koordinuar për këto veprime me LSDM-në?

Për këto veprime nuk mund dhe nuk guxon të mos ketë përgjegjës? Nëse nuk ka përgjegjës, atëherë fajtor ose ideatorë të fushatës së vendosjes së kryqëve, janë partitë në qeveri.

Marketing