“Hajde Barcelona, je shumë më e mirë se kjo. Dëshmoje që është e vërtetë”

11:23 | 20 Prill 2021

Marketing

Ish futbollisti Gary Lineker ka kërkuar nga Barcelona të largohet nga Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua nga 12 gjigantë evropianë, derisa UEFA dhe FIFA mbesin kundër, kurse kërkojnë që klubet që marrin pjesë të përjashtohen nga të gjitha garat ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Lineker që vlerësohet si një ndër sulmuesit më të mirë në histori të Premierligës ka kërkuar nga Barcelona të largohet nga Superliga.

“Hajde Barcelona, je shumë më e mirë se kjo. Kjo nuk është për çfarë bën ti. Dëshmoje që është ende e vërtetë”, shkroi ai.

Deri me tani, në Superligë Evropiane janë klubet si Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Liverpool, Juventus, AC Milan dhe Inter./Lajmi.net/

Marketing