Sulmuesi i Chelsea, Raheem Sterling ka deklaruar se shtëpia e tij prej 6 milion funtesh është sulmuar nga hajdutët dhe ai nuk do të luaj në fushën e gjelbër derisa familja e tij të jetë e sigurt, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka mbetur i tronditur nga ngjarja, ku disa hajdutë sulmuan shtëpinë e tij. Fqinjët e tij mendojnë se ai ishte shënjestër nga një bandë e organizuar.
Policia ka deklaruar se në shtëpinë e tij janë vjedhur sasi e madhe e orëve dhe bizhuterive. Si pasojë e kësaj ngjarje, ylli i futbollit u largua menjëherë nga Katari për të qenë bashkë me familjen e tij.
Sipas tij, ai do të kthehet në Katar për ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Francës të shtunën vetëm nëse ndjen se familja e tij është e sigurt në shtëpinë e tyre në Surrey.
“Nuk ka asnjë mënyrë që të shkoj askund nëse nuk jam 100 për qind i sigurt se familja ime mund të mbahet e sigurt” është shprehur ai.
Një zëdhënës i Sterling për The Mirror tha se ””fokusi i tij është të jetë në shtëpi dhe të mbështesë familjen e tij.”
Ndryshe, Sterling në dy ndeshjet e para të ‘Tre Luanëve’ në këtë kampionat botëror luajti nga minuta e parë, derisa arriti të shënoi edhe gol kundër Iranit.