Ballina Lajme Maqedoni Hajnat grabisin arkën e një marketi në Shkup, i bie gjatë rrugës...

Hajnat grabisin arkën e një marketi në Shkup, i bie gjatë rrugës (VIDEO)

Televizioni 21 ka publikuar pamje ekskluzive nga vjedhja e një arke (kasaforte) të një marketi në lagjen Cërnicë të Shkupit.

Marketing

Në pamjet e publikuara shihet se si grabitësit nxjerrin me vështirësi arkën dhe e vendosin në bagazhin e makinës, por me nisjen e tyre, ajo i bie në rrugë, ku më pas vijon drama e vërtetë.

Policia ka raportuar se më 01.04.2024 rreth orës 03:58, persona të panjohur kanë kryer grabitjen e rëndë në një market në rajonin e komunës së Kisela Vodës në Shkup, gjegjësisht në lagjen Cërnicë. Policia bëri të ditur se është në kërkim të autorëve dhe zbardhjen e kësaj grabitje.

Marketing
Exit mobile version