Hakan Fidan takon Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Marketing

“Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Gashi pas takimit.

Marketing